E moshuara shqiptare vdes nga i ftohti pasi ia ndërprenë rrymën që nuk e kishte paguar


Liljana Sema u gjet e vdekur në banesën e saj, e ngrirë, 10 ditë pasi OSHEE i kishte hequr dritat. Ajo u gjet e ngrirë nga vëllai i saj, Baçi Gjoleka.

E moshuara jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve, por asnjë nga aty nuk ishte aty.

Vëllai i saj u shpre se OSHEE kishte 10 ditë që i kishte prerë dritat, edhe pse ka biznesmenë që kanë ende rrymë, pavarësisht se nuk i paguajnë.

“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush”, u shpreh ai.

Baby Boo