Siguracion pa kupon tatimor, burim mashtrimi për qytatarët


Edhe pse në të gjithë bizneset të cilët kryejnë shitje me pakicë kuponi tatimor është i detyrueshëm, kjo nuk ndodh në momentin që qytetarët presin siguracionin e automjetit apo të shëndetit.

Pikërisht mungesa e lëshimit të kuponit tatimor është bërë shkak që qindra qytetarë të mashtrohen nga kompanitë e sigurimit, të cilët në shumë raste kanë lëshuar siguracione fiktive.

Tregtarët e këtyre kompanive thonë se nuk janë të detyruar që të lëshojnë kupon dhe as të mbajnë në përdorim kasën fiskale, pasi fatura që lëshojnë është e miratuar nga Drejtoria e Tatimeve.

Në sezonin e verës kjo problematikë është evidentuar në prerjen e kartonit jeshil. Ekspertët e ekonomisë thonë që vetëm prerja e kuponit tatimor mund t’i mbrojë qytetarët nga mashtrimi.

Drejtoria e Tatimeve së shpejti do të nisë kontrollin edhe në kompanitë e sigurimit për lëshimin e kuponit tatimor. Në një njoftim për shtyp ajo thotë se pavarësisht se fleta e sigurimit konsiderohet faturë tatimore, çdo aktivitet blerje apo shitje me pakicë duhet të ketë në përdorim kasën fiskale.

Zef Preçi thotë se në momentin që kjo tolerohet, atëherë krijohen standard të dyfishta. Sipas tij, mungesë së lëshimit të kuponit tatimor është vënë re edhe në disa shumë shërbime të tjera publike.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të ulur informalitetin në këtë treg dhe instalimin e kasave fiskale te këto biznese.
Tv Klan

Baby Boo