Osmani thotë se do të subvencionohet përfaqësimi i drejtë në sektorin privat, Grubi përmend vetëm parime


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes Facebookut ka informuar se Qeveria ka miratuar subvencionimin e përfaqësimit të drejtë në kompani private.
“Sot Qeveria miratoi dy projekte të rëndësishme që ishin premtime në fushatën zgjedhore: 1. Subvencionimin e përfaqësimit të drejtë në kompani private; 2. Ligjin për shpalljen e Malit Shar, park nacional”, ka shkruar Osmani.

Për përfaqësimin e drejtë në kompaitë private ka shkruar edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, por pa e sqaruar nëse bëhet fjalë për “subvencionim” apo vetëm “për parime”.
“Gjatë seancës së sotme, qeveria e RMV-së miratoi vendimin për respektim e parimit të përfaqësimit të drejt dhe adekuat të të gjitha kategorive shoqërore në SEKTORIN PRIVAT sa i përket kombësisë, gjinisë, religjionit, racës në pajtim me standardet e parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi në Facebook.

Baby Boo