Si të shpëtoni nga hemorroidet: Disa mënyra të thjeshta për t’i parandaluar


Ata që kanë probleme me hemorroidet e dinë mirë bezdinë, sikletin dhe dhimbjet që shkakton një problem i tillë
Mund të mos jetë aspak interesante si temë diskutimi, por duhet bërë, për të mësuar se ka disa mënyra që ndihmojnë t’i parandaloni dhe të shpëtoni prej tyre pa përjetuar dhimbjen, kruarjen apo hemorragjinë, shkruan Health.

Konsumoni fibra
Hemorroidet kanë tendencën të shfaqen tek njerëzit që kanë parregullsi në kryerjen e nevojave personale. Një mënyrë fare e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar një gjë të tillë është marrja e fibrave nga ushqime si fasulet, drithërat apo frutat si mollët, bananet etj.

Pini ujë
Edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një tjetër metodë për të pasur një rutinë të rregullt të kryerjes së nevojave personale. Pini 6-8 gota ujë në ditë.

Bëni stërvitje
Hemorroidet dhe ushtrimet fizike në fakt kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje duke qenë se stërvitja ndihmon në punën e rregullt të zorrëve ndërsa ngritja e peshave edhe mund t’i shkaktojë hemorroidet. Por një aktivitet i rregullt fizik shmang qëndrimin e gjatë ulur dhe ushtrimin e presionit në enët e gjakut pranë rektumit.

Baby Boo