Biber: Ka një lajm të mirë dhe dy të këqinj me dorëheqjen e Zaevit


Analisti politik Florian Bieber, pas dorëheqjes së mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev në të dyja pozitat, vlerëson se në këtë ka një lajm të mirë dhe dy të këqinj.

“Lajmi i mirë është dhënia e dorëheqjes pa pas nevojë për të, paraqet një hap të rrallë të guximit politik dhe tregon se marrja e përgjegjësisë politike është e mundur. Lajmi i keq është se opozita nuk është e rikonstruktuar, nacionaliste dhe pro Orbanit”, konsideron Bieber.

Biber gjithashtu vlerëson se dorëheqja e Zaevit është për shkak të gabimeve të vetë LSDM-së. Shkaqet për këtë situatë me dorëheqjen e Zaevit nga pozita udhëheqëse e LSDM-së dhe nga posti i kryeministrit janë në ngërçin në procesin e reformave dhe fushatën e zhvilluar keq, por edhe për shkak të dështimit të Bashkimit Evropian për të realizuar negociatat për shkak të bllokadës bullgare, shkroi Biber në Tuiter.

Sipas tij, gjithashtu nuk ka një pasardhës të qartë të postit të kryeministrit dhe nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të krijojë moment për të rifilluar proces serioz reformues.

Baby Boo