Si do të udhëhiqet procesi për thirrje për vaksinim?


Në emisionin “10 Minuta” në TV21, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se thirrja për vaksinim do të zhvillohet përmes sistemit “termini im”, duke shtuar se në grupin e parë do të vaksinohen punëtorët shëndetësor që punojnë me pacientët që janë të prekur nga Covid-19.

“Thirrja do të zhvillohet përmes sistemit “Termini im”. Në grupin e parë janë punëtorët shëndetësor që punojnë me Kovid pacientë, më tej të punësuarit në laboratorë ku kryhet diagnostikimi dhe qytetarët mbi 70 vjeç që janë në grupin e rrezikuar në përputhje me diagnozat e tyre kronike”, deklaroi Venko Filipçe.

Baby Boo