Kthimi i Ëmblës në shkollë, ish deputetja e PDK-së, përgëzon ministrin Shaqiri


Rikthimi i Ëmblës në shkollë dhe bashkimi me shoqet e saja e ka gëzuar edhe ish deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, e cila ka zgjedhur fjalë shumë të ëmbla, për të përshkruar gëzimin për kthimin e vogëlushes nga Gostivari në bankat shkollore.

Ajo ka thënë se kthimi në shkollë bëhet edhe më i veçantë, e i ëmbël për ato që njëherë janë përjashtuar e segreguar dhe më pas janë kthyer.
Ajo ka zgjedhur fjalë përgëzuese edhe për ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili veproi në kohë dhe mundësoi që Ëmbla të kthehet në bankat shkollore.

“Ëmbla është kthyer aty ku e ka vendin, në shkollë, në mesin e shoqeve dhe shokëve të saj! Përgëzime ministër Jeton Shaqiri që qëndruat në të drejtën e Ëmblës të cilën sot e deshëm aq shumë! Nga kthime si këto të gjithë dalin më të mësuar: mësues, drejtorë, nxënës, shoqëri. Të gjithë më të mësuar deri në mosndodhje të këtyre gabimeve. Kurrë më! Kthimi në shkollë është gjithmonë i ëmbël, por është veçanërisht i ëmbël për ato që njëherë janë përjashtuar dhe segreguar dhe më pas janë kthyer!”, ka shkruar Ismaili.

Reagimin e saj, ish deputetja e PDK-së e ka publikuar në rrjetet sociale. Kujtojmë, se gjatë ditës së po në rrjetet sociale, ka filluar një peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi”./Indeks.mk/

Baby Boo