SHVL-UÇK Shkup shënoi 20 vjetorin e fillimit të lu*ftës së UÇK-së në RMV (FOTO)


Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të lu*ftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot u organizuan aktivitete përkujtimore me qëllim nderimin dhe përkujtimin e të rënëve të parë të luf*tës së UÇK-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë 20 vjetor të fillimit të lu*ftës së UÇK-së në Maqedoni të Veriut, ish luf*tëtarë dhe veprimtarë të shumtë vendosën kurora me lule në shenjë respekti pranë SHQIPONJËS dy krenare, përmendores së UÇK-së në Çair.

Në mesin e këtyre veprimtarëve që sot përkujtuan 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së ishte edhe zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme Nazim Bushi. Lu*fta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte lu*ftë për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krisma e parë u dëgjua më 16 Shkurt të vitit 2001 në Tanushë të Shkupit dhe anën e Karadakut.

Baby Boo