Shumë vite para famës, publikohen fotot e rralla të Rinës


Rina Balaj është një ndër reperet më në zë të momentit dhe më të komentuar dhe për stilin e saj. Thuajse çdo javë, reperja ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.

Së fundmi, Rina e ka gjetur veten tek flokët “pink” dhe nuk dihet për sa kohë do ta shohim me këtë look. Me siguri jeni kuriozë të shihni foto të Rinës para se të bëhej e famshme. Së fundmi janë publikuar imazhe të reperes kur ajo ishte adoleshente.

Në fakt, ndryshimet e reperes ndër vite janë të vogla,ndaj dhe ndjekësit herë pas here gjejnë rastin dhe e akuzojnë për ndërhyrjet estetike.

Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit. Reperja ka ndarë me ndjekësit disa foto të saj, në të cilat shfaqet në formë perfekte dhe kjo gjë ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Ka pasur edhe nga ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur të gjithëve me një mesazh shumë të qartë. Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

Baby Boo