Ministri i Shëndetësisë: Do të vaksinohen edhe qytetarët pa shtetësi (VIDEO)


Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe premton se edhe personat pa shtetësi do të përfshihen në procesin e imunizimit. Ai tha se me qenë se vendi ka filluar procesin masiv të imunizimit, është me rëndësi që të vaksinohen sa më shumë qytetarë, prandaj do të përfshihen të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Sa i përket kategorive të veçanta të qytetarëve, sigurisht që do t’u ofrojmë qasje të gjitha kategorive të qytetarëve. Ne në periudhën e kaluar siguruam edhe mjekim spitalor për të gjithë qytetarët që nuk kanë sigurim shëndetësorë. Duke pasur parasysh se imunizimi masiv është shumë i rëndësishëm, duhet të vaksionohet numër sa më i madh, definitivisht të gjithë do të jenë të përfshirë në vaksinim, pa dallim statusi”.

Ndërsa ato që nuk kanë mjek amë, duhet të drejtohen tek Ministria e Shëndetësisë.
Ministri mendon se e kemi kaluar pikun e tretë, mirëpo shtoi se për këtë do të jemi të sigurt në fillim të javës së ardhshme.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Gjatë ditës së djeshme kishim lehtësim presioni nëpër spitale, sot edhe numri është më i ulët, duhet të jetë diku 1200. Të mos shpejtoj me deklaratën sepse duhet ta ndejkim situatën edhe këtë javë, por ka shumë mundësi, që pikun tashmë e kemi lënë pas. Por këtë do ta themi në fillimin e javës së ardhëshme”.

Sipas Filipçes, në vendin tonë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh skenari i Italisë, KU nuk mundej të sigurohej mjekim spitalor për pacientët, u lanë koridoreve dhe nëpër veturat e ndihmës së shpejtë, sepse spitalet ishin të stërngarkuara.

Baby Boo