Shumë policë të lënduar, dy prej tyre në Neurokirurgji – Spasovski tregon gjendjen e tyre


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot vizitoi në spital dy policët që janë lënduar rëndë nga përleshja e djeshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Spasovski dënoi ashpër sulmin ndaj organeve të rendit, tha se gjithsej janë lënduar 47 policë, ndërkaq dy prej tyre janë me lëndime serioze.

“Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha mes tjerash Spasovski.

Baby Boo