Çfarë prisni të ketë në morg, kufoma që lexojnë libra?

Për të vdekurit e PD-së dhe korin e doktorreshë Najadës

Baby Shop Charli Baby Boo

Sot kisha vendosur të mos merresha më “gjëra të këqija”, por sërish nuk mu durua.
Këto dy ditë, dy gjëra të rënda kanë ndodhur nga fronti spitalor.

1- Ca foto nga morgu i Tiranës janë shpërndarë nga opozita si “dëshmi e falimentit të mjeksisë”.

Po mirë, çfarë prisni ju të shikoni në morg, njerëz duke gatuar? Apo njerëz duke lexuar libra? Në morg ka njerëz të pajetë zotërinj. Nuk dërgohen ne teatër ata që vdesin. Janë vendosur edhe në dysheme? Po edhe në dysheme do të vendosen. Eshtë kohë lufte zotërinj, nuk ka krevate për të gjithë. Vdesin nga 20 e ca në ditë, mund të bëhet edhe më keq.

2- Nga Infektivi është bërë zakon që, sa herë opozita kritikon qeverinë apo denoncon ndonje skandal, doktoreshë Najada, bashkë me korin e mjekjeve, del dhe këndon: “Ne po punojmë, ne jemi në ballë, ne jemi në vijën e parë, pse na sulmoni”, etj etj.

Po të nderuar mjekë, ju po punoni. Ju po rrezikoni. Ju jeni heronjtë tanë. Ju po e bëni detyrën tuaj me përkushtim dhe ne ju jemi mirënjohjës. Por, nëse dikush, apo disa, kritikojnë sistemin shëndetësor, apo denoncojnë ndonje problem, nuk e kanë me ju personalisht. Nëse dikush ankohet se s’ka parking në QSUT, sërish nuk e ka me ju. Ndaj mos dilni më aty në korridor, duke u shtyrë kush të shfaqet më qartë në televizor. Ju e dini shumë mirë. Politika të përdor, mbaron punë, dhe të lë sërish aty në batak.

Restorant Lumare