Shumë pak ditë e ndajnë Gruevskin nga aktgjykimi i parë


Ditën e hënë në gjykatën penale vazhdon seancën gjyqësore për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale, në të cilën akuzohet Nikolla Gruevski. Deri në fund të javës ka vetëm 2 seanca të planifikuara, dhe  atë të enjten dhe të premten, 17 dhe 18 maj. Çështja është para dorëzimit të fjalëve të fundit dhe shpalljes së aktgjykimit.

Kjo do të thotë se gjatë javës mund të pritet që gjykata të bëjë aktgjykimin e parë për lëndën e PSP-së, në të cilën akuzohet Gruevski.

Në seancën e fundit gjyqësore, ai refuzoi të jepte deklaratë dhe i tha gjykatës se të gjitha dëshmitë e paraqitura treguan se ai nuk kishte kryer veprën penale për të cilën ai ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale.

Para mediave, Gruevski tha se gjykatësja Dobrila Kacarska, kishte marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev për të marrë Nikolla Gruevski dënim dhe kryeministri aktual të lirohet. Seanca e parë gjyqësore për këtë rast ka filluar më 30 janar 2018, që do të thotë se gjykimi zgjai më pak se 3.5 muaj.

Ish ministrja e punëve të brendahme Gordana Jankulloska, do të gjykohet për këtë rast veçmas për shkak të një shtatzanie të rrezikshme,  gjyqi për të  fillon më 28 maj. Në këtë rast, u akuzua gjithashtu Gjoko Popovski, një ish ministër në Ministrinë e Brendshme. S

Baby Boo