Cunami në Indonezi/ Fatkeqësia bëhet më e dhimshme… thellohet bilanci me 830 viktima


Të paktën 830 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur deri tani, por mendohet se bilanci mund të jetë me mijëra pas cunamit dhe tërmetit që goditi Indonezinë.

Njëzet e katër orë pas katastrofës që goditi pjesën qendrore të ishullit Sulawesi, pas dy tërmeteve me magnitutë 6.1 dhe 7.5 dhe cunamit, shkatërrimi është i dukshëm.

Në brigje kanë mbërritur kufomat të cilat besohet se do të jenë më të shumta me kalimin e orëve.

Pavarësisht ndihmës, autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit edhe për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë.

Në Palu, në kryeqytetin e provincës, balta është bashkuar me mbetjet e shtëpive të shkatërruara, të cilat së bashku me ujin morën përpara gjithçka pas tërmetit.

Vetëm dy nga shtatë centralet e zonës janë ende në funksion.

Energjia elektrike, uji dhe telekomunikacioni janë të gjitha jashtë funksionit.

Qindra trupa janë mbuluar me çarçafëve përgjatë rrugës, ndërsa të plagosurit po mjekohen në shtretër të improvizuar jashtë, sepse të gjitha spitalet e zonës janë shkatërruar plotësisht.

Nevoja për shtretër, ilaçe mjekësore, ushqime është shumë e madhe.

Baby Boo