Ushtria egjiptiane vret edhe 12 militantë islamikë


Aksioni kundër militantëve Këto vdekje të fundit dërgojnë numrin e militantëve të vrarë në 325 në kampanjën për zhdukjen e Shtetit Islamik nga provinca Sinai që ka filluar në muajin shkurt.

Në këto aksione kundër militantëve të Shtetit Islamik janë vrarë edhe 35 anëtarë të personelit ushtarak.

Agjencia shtetërore e lajmeve deklaroi se forcat e sigurisë u sulmuan kur po bastisnin një kompleks në provincën Sinai, duke rikthyer zjarrin e duke lënë 12 militantë të vdekur në proces.

5 armë, 4 nga ato automatike u gjetën në kompleks, si dhe municion e bomba të gatshme për përdorim.

Nuk ka raportim për viktima në mesin e forcave të sigurisë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ushtria-egjiptiane-vret-edhe-12-militante-islamik-566689/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo