Shtohet edhe një parti në Maqedoni-Danela Arsovska do të formojë parti të re


Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka njoftuar se do të formojë partinë e saj politike, për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo tha se janë në proces formimi.

– Jemi në një proces për t’u treguar qytetarëve se mund të jetë ndryshe nga ajo që ndodhi për 30 vjet kur këto dy elita politike ndryshojnë vetëm qëndrimet e tyre, por mbeten me të njëjtat pikëpamje dhe mezi presin të marrin karrigen dhe të vazhdojnë për të bërë të njëjtën gjë. Le t’u theksojmë qytetarëve tanë se dikush mund të vijë dhe të punojë ndryshe, tha Arsovska në emisionin “Click Plus”.

Baby Boo