Shteti Kosovës nuk u blen çizme të reja policisë, ua dërgon te këpucëtari


Pjesëtarët e policisë së Kosovës nuk po trajtohen me dinjitet. Ata po përballën me mungesa elementare. As uniformen nuk e kanë të kompletuar si duhet.

Bora e fundit që ra në Kosovë ua ka lagur këmbët shumë pjesëtarëve policorë. Tash e disa muaj çizmet e shumë prej tyre janë shqyer, bile as nuk dihet se kur do të mund t’i blejnë të rejat.

Shumë prej tyre po detyrohen që t’i dërgojnë ato për riparim të këpuctari

Po çahen për fundi, por i çojmë të këpucëtari më i kapë. Që mbi dy vite i kam këto, por nuk po qëndrojnë. Bile në krahasim më këto, uniforma është më e dobët, edhe atë e çojmë të rrobaqepësi se s’kemi mjaftueshëm”, thotë për lajmi.net një pjesëtar i policisë.

Zyra për informim e policisë së Kosovës nuk ka dhënë përgjigje lidhur më atë se “Cila është arsyeja që akoma nuk është bërë furnizimi me çizme për pjesëtarët e policisë, dhe kur është bërë për herë të fundit furnizimi me çizme?”

Ymer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së policisë së Kosovës nuk ka dashur të flas shumë rreth mungesës së çizmeve të pjesëtareve policor. Ka thënë se prokurimi i policisë ka hapur të gjitha procedurat për blerjen e tyre, por rasti ka ngecur në Organin Shqyrtues të Prokurimit për shkak të mungesës së Bordit të këtij institucioni, tash e rreth një vit.

“Nuk është faji i jonë për punën e çizmeve. Është puna e tenderit. Procedura është në Organin Shqyrtues të Prokurimit, dhe derisa nuk ka Bord të këtij organi, ajo procedurë mund të ngecë aty. Dhe ky nuk është i vetmi projekt i policisë që ka ngec aty për shkak të mungesës së Bordit. Kemi biseduar edhe me drejtorinë mbështetëse, dhe kanë thënë së po bëjnë përpjekje që të kryhet kjo punë. Por, aktualisht pengesa është kjo”, tha Zeqiri për lajmi.net.

Redaksia ka mësuar se zyrtarët policorë kanë bërë kërkesë që të furnizohen me çizme të reja që në vitin 2020.

Zyra e prokurimit të policisë së Kosovës u vonua në procedurat tenderuese për blerjen e këtyre këpucëve, duke hapur tender më 15 qershor. Për më keq, dyshimet janë se gjatë hartimit të dosjes së tenderit, zyrtarët e prokurimit vendosen kritere në kundërshtim me ligjin për furnizim me këpucë.Në këtë ofertë të hapur publike që peshon 759, 9000.00 euro, u planifikua të blihen 3360 palë çizme standarde policore dhe 1235 çizme taktike për DNjS dhe Policinë Kufitare.

Që në start, në korrik të vitit 2021, lidhur me kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, është ankuar një kompani duke konsideruar që janë bërë shumë shkelje gjatë hartimit të specifikave teknike.

Këtë ankesë prokurimi i policisë e hodhi poshtë, ndërsa më pas kompania u ankua në Organin Shqyrtues Prokurimit. Ky institucion që gjykon tenderët që është pa bord drejtues, e udhëzoi ekspertin e vetë shqyrtues që të shoshitë pretendimet.Eksperti shqyrtues e OSHP-së, Blerina Huruglica ka hartuar raportin e ekspertizës ku ka aprovuar shumicën e pikave të ankesës së kompanisë.

Kjo eksperte ka gjetur shkelje të dispozitave të prokurimit gjatë hartimit të dosjes së tenderit, andaj e ka rekomanduar që të modifikohet Dosja e Tenderit dhe të zgjatet afati për dorëzimin e ofertave.Nga tetë pika të ankesës, ekspertja ka gjetur se gjashtë prej tyre qëndrojnë.

Pasi është dhënë përgjigje në secilin pik të ankese, ekspertja ka shkruar se: “Siç sqaruam edhe pretendimet e OE ankues, AK në këtë aktivitet të prokurimit “Furnizim me çizme” përsërisë është në fazën e katërt -Përgatitja e dosjes se tenderit, konsideroj se dosja e tenderit duhet të përmirësohet konfrom dizpozitave ligjore përkatësisht nenit 7, 28 të LPP-së, nenit 18.4 të Rruopp-së citat: 18.4 Në dosjen e tenderit AK do të deklaron të gjitha informatat relevante për kontratën ën fjalë që OE-të të interesuara duhet të dinë për përgatitjen e tenderëve pa kërkuar informata shtesë. Informata të tilla do të përfshinë të gjitha specifikimet teknike, kërkesat, kriteret, afatet kohore, metodologjitë, kushtet e kontratës, vizitat në lokacion ose takime para-tenderuese etj. Të lidhura me procedurat e dhënies së kontratës. Çdo fjali në dosjen e tenderit do të përpilohet mirë, pasi që dosja e tenderit është materiali themelor, në bazë të cilit operatorët ekonomik do të krijojnë tenderët e tyre. Dosja e tenderit do të përgatitet në atë mënyrë të tillë, që -si rregull parimor të mos ketë nevojë për informata sqaruese shtesë. Veçanërisht, autoriteti kontraktues duhet të ketë parasysh, kur përgatitet dosja e tenderit, që mos te ketë nevojë për sqarim shtesë. Veçanërisht, autoriteti kontraktues duhet të ketë parasysh, kur përgatitet dosja e tenderit, që mos të ketë komunikime, diskutime ose negocime në mes të autoritetit dhe tenderuesve…”

Baby Boo