Shtetasi i Maqedonisë edhe ia mori gruan edhe e vrau një sllovak në Zvicër


Në vitin 2015, A.V. u ekzekutua në Ganterschëil të Zvicrës, nga ish i dashuri i partneres së tij. Tani verimaqedonasi F. S. (34) duhet të përgjigjet në gjykatë për vrasje.
Ishte një ekzekutim gjakftohtë: Kur A.V. (36) dhe partnerja e saj M.ë. po e kalonin rrugën para shtëpisë së tyre të përbashkët në Ganterschëil SG, papritmas përpara çiftit ndalon një veturë e kuqe e llojit Audi.

Një person del nga vetura, në heshtje nxjerr një pistoletë dhe shkrep gjithë karikatorin mbi A.V. Kur viktima tashmë ishte shtrirë i vdekur në dysheme, sulmuesi madje e goditi edhe me thikë, shkruan “Blick”.
Skenat, të cilat gjithashtu mund të vijnë nga ndonjë film mafioz, kanë ndodhur në shtator të vitit 2015. Vetëm sot (e martë), katër vite e gjysmë më vonë, autori gjakftohtë do të përgjigjet para gjykatësit të Gjykatës së rrethit në Toggenburg: Prokurori publik ka kërkuar që verimaqedonasi të dënohet për vrasje me 20 vite burgim.

Sipas aktakuzës, drama e Ganterschëilit është një trekëndësh kompleks. Me këtë rast, vrasësi i i mëvonshëm F. S. në vitin 2014 vjen si turist në Zvicër për t’u martuar me një grua zvicerane, vetëm dy ditë pas arritjes së tij.
Kur pas vetëm shtatë muajve marrëdhëniet u prishën, truproja i papunë dhe kriminel i delikteve të vogla kërcënohet me dëbim në vendlindje. Si rezultat i kësaj, në pranverë të vitit 2015 verimaqedonasi filloi një marrëdhënie me zviceranen M. ë. dhe menjëherë u zhvendos në shtëpinë e saj në Ganterschëil.

Por, zviceranja në të vërtetë ka qenë në një partneritet afatgjatë me sllovakun A.V. Ai nuk ka qenë aty pasi është dashur të vuaj dënimin me burg për plaçkitje në burgun kantonal të Frauenfeldit.
Kur lirohet nga burgu A.V. , trekëndëshi i dashurisë kureshtare kompletohet. Në bisedime e sipër, ata më në fund bien dakord për zhvendosjen nga banesa të verimaqedonasit të gatshëm për t’u martuar. Sidoqoftë, viktima e mëvonshme tashmë dyshonte në përshkallëzimin e shpejtë të situatës. “Nëse diçka ndodhë me mua, pas kësaj qëndrojnë ish e fejuara ime me të dashurin e saj aktual”, i kishte shkruar A.V. vëllait të tij në Sllovaki.
F. S. e ka marr pistoletën përmes kolegut të tij zviceran M. R. (55). Për veprën e përgjakur, zvicerani nga Thurgau gjithashtu është angazhuar si vozitës i F.S. Tashmë ai kërcënohet me shtatë vite burg.

Ajo që është më bizare: Pas veprës së përgjakshme, të dy personat shkojnë së bashku në një shtëpi publike në Staad. Pas kësaj ata janë arrestuar.

Baby Boo