Shtatë vjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garat e matematikës në Dubai


Shumica e njerëzve besojnë se matematika është një lëndë komplekse dhe mjaftë e vështirë. E për këtë ata zakonisht preferojnë lëndë të tjera si historia, shkencat e lëndë të tjera. Edhe për ata që e studiojnë matematikën, e konsiderojnë këtë lëndë si dicka tejet sfiduese. Përderisa për dikë mund të jetë kështu, për 7 vjecarin Triumf Krivaça, është matematika do të thotë gjithçka. Krivaça, për ta kuptuar misterin e matematikës, e zhvillon atë me këmbëngulje dhe vendosmëri.

E duke qenë kështu shtatë vjeçari nga Prishtina, ka fituar garën në lëndën e matematikës “BrainoBrain”, në Dubai. Por përveç kësaj, ai gjithashtu ka thyer rekord. Zgjedhjet e 40 detyrave që parashihen të zgjidhën në 4 minuta, Triumfi i ka zgjedhur për 3. I ftuar së bashku me nënën e tij në emisionin #Gjesi në T7, gjeniu i matematikës, tha se e ka pritur të del i pari në këtë garë.

“Jam ndjerë shumë mirë kur e kam fituar vendin e parë. Ka qenë shumë vështirë, sepse detyrat kanë qenë të vështira”, tha. “Mami dhe babi janë gëzu shumë edhe më kanë thënë të lumtë”, shtoi më tëj Krivaça në emisionin #Gjesi. Për ta dëgjuar intervistën të plotë, dhe çfarë thotë nëna e tij, mund ta mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1166341020493360&ref=external

Baby Boo