Të paktën shtatë persona, kryesisht turistë, kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë aterimit në Perunë jugore.
Pas vizitës në qytetin turistik Nazca, në rajonin Ica, një avion me turistë u nis për në aeroportin Maria Reiche dhe u rrëzua gjatë uljes.
Policia peruane tha se avioni u rrëzua në një zonë rurale pranë aeroportit, duke lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë pesë turistë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa për rastin kanë nisur hetimet.