Shtatë të mbijetuarit e ngjarjes në Tetovë, lëshohen në shtëpi


Numri I rasteve positive me koronavirus ditë me rradhë në Komunën e Tetovës është njëshifrorë me ç’rast siç thonë vërehet një zbutje e situatës epidemiologjike në Tetovë referuar dhe numrit të të hospitalizuarve.
Për momentin kemi 40 pacient të hospitalizuar. Brenda 24 orëve kemi pasur 81 kontrolle ambulantore. 6 pacient janë lëshuar në shtëpi dhe kemi 3 pranime të reja. Ndërkaq ka ndërruar jetë një paciente 58 vjecare e cila nuk ka qenë e vaksinuar.

Zj*arrit në ambulantën modulare në Tetovë, arritën ti shpëtonin 12 persona të cilët ishin në gjendje stabile sa I përket lëndimeve nga zj*arri por të njëjtët ishin transferuar në repartin infektiv. Sipas Spitalit të Tetovës tashmë po marrin trajtim vetëm 5 persona.

Në lidhje me pacientët e transferuar nga spitali modular, shtatë nga ato janë lëshuar në shtëpi ndërsa të tjerët janë ende të hospitalizuar. Në lidhje me pyetjen e personelit , covid qendra ka personel të mjatueshëm për përkujdesjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.
Komuna e Tetovës edhe përkundrejt uljes së lehtë të numrave vazhdoj nëtë jetë komuna e dytë me rradhë me më shumë raste aktive gjegjësisht 1115 raste.

Baby Boo