Një grua bie nga kati i tretë i një ndërtese në Ohër, arrestohen dy persona


Sot në orën 11:10, në SPB Ohër është raportuar se një grua ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas me autoambulancë është transportuar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër.

Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, janë privuar nga liria A.D.(32) dhe E.M.(21), të dy nga Ohri.

Në vendngjarje, ekipet e Prokurorit Publik dhe policisë po kryejnë hetimet dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Baby Boo