Shtangen zjarrfikësit në Turqi, gjejnë nën rrënoja çantën me 2 milionë dollarë


Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Gaziantepit, vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat prekura nga tërmetet tragjike 6 shkurtit, që u kanë marrë jetën mijëra persona e kanë lënë të plagosur shumë të tjerë. Dje, zjarrfikësit kanë mbetur pa fjalë me ato që kanë gjetur nën rrënoja.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, ekipi ka shpëtuar një burrë nën rrënoja në zonën e Ayşe Mehmet Polat në Gaziantep dhe më pas disa “topa” me dollarë amerikanë.

Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i kanë dorëzuar paratë në polici dhe kanë treguar dhe vendin nga ku i nxorën. Shefi i Zjarrfikësve të Komunës Metropolitane të Gaziantepit, Cafer Yılmaz tha se ata hasin shumë në situata të tilla.

“Fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja. Ndërkohë, malli ka mbetur në rrënoja. U gjetën sende me vlerë si vegla, bizhuteri, para. Zjarrfikësit tanë fillimisht shpëtojnë jetë dhe më pas ua dorëzojnë sendet me vlerë që gjetën pronarëve të tyre.

Ata i dorëzuan policisë rreth 2 milionë dollarë që gjetën në një ndërtesë të shembur në qendër të qytetit. Ne i dorëzojmë të gjitha sendet që shohim në siguri. Është një ditë solidariteti dhe uniteti”, ka thënë më tej Yilmaz.

Baby Boo