Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane e konfirmon Bidenin si komandant suprem


Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane të martën u dërgoi mesazh ushtarëve dhe zyrtarëve ushtarakë duke thënë se Joe Biden më 20 janar do të bëhet komandant suprem i forcave të armatosura.

“Më 20 janar 20121, në përputhje me Kushtetutën, i konfirmuar nga shtetet dhe gjykatat dhe i certifikuar nga Kongresi, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të inaugurohet dhe do të bëhet komandanti i përgjithshëm i 46-të”, thuhet në shkresën e krerëve ushtarakë.
Në mesazhin dërguar ushtrisë gjithashtu kritikohet sulmi i përkrahësve të Trumpit ndaj ndërtesës së Capitol-it, duke e cilësuar atë si kryengritje të dhunshme dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kongresit dhe kushtetutës.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së ShBA-së
“Të drejtat e lirisë së shprehjes dhe grumbullimit nuk ia japin askujt të drejtën për t’iu drejtuar dh8unës, rebelimit dhe kryengritjes”, thuhet më tej në mesazh.
Kjo deklaratë erdhi një javë pasi një grup i përkrahësve të presidentit në largim, Donald Trump, e su*lmuan ndërtesën e Capitol-it, duke lënë pesë persona të vd*ekur. Trumpi po ak8uzohet për nx*itje të kësaj dhu*ne dhe mund të përballet me shkarkim.

Baby Boo