Shqiptari thyen postbllokun dhe alarmon policinë në Itali, befason me arsyen kur e kapin


Një shqiptar në Itali ka alarmuar policinë, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar me makinën e tij duke carë postbllokun dhe u larguar.

Ngjarja ka ndodhur në Legnano dhe shqiptari 21-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur udhëtonte me një mjet tip Lancia, ndërsa nuk iu përgjigj shenjës së karabinierëve për të ndaluar.

Pasi është larguar duke shtuar shpejtësinë, policia i është vënë pas dhe ka kërkuar përforcime. Në momentin që policia e kap dhe ushtrojnë kontroll, zbulojnë se makina nuk ishte në pronësi të shqiptarit.

I riu ka befasuar me arsyet e tij, teksa ka thënë se është larguar pasi kishte frikë se mos makina kishte probleme me dokumentet, pasi nuk ishte e tij. Tashmë ai duhet të përgjigjet për shkeljen e bërë sepse nuk iu bind policisë.

Baby Boo