Shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik e kishte pasion shpejtësinë, video në TikTok me 280km/h


Marin Kola, është një prej shqiptarëve që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Via Casilina, Itali.

23-vjeçari po udhëtonte bashkë me 3 shqiptarë të tjerë, kur makina e tyre e vjedhur doli nga rruga, u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë. Makina me të cilën lëviznin shqiptarët ishte e vjedhur dhe shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Dëshmitarët e aksidentit thanë se makina e të rinjve ishte si raketë dhe lëvizte me shpejtë mbi 200 km/h. Dhe ky pasion i të rinjve shqiptarë për shpejtësinë, vërtetohet edhe nga videot e tyre në rrjetet sociale.

Marin Kola, në disa video të publikuara në rrjetin social ‘TikTok’ ka treguar pasionin e tij për shpejtësinë. Në këto video, ai shfaqet, në automjete që lëvizin me shpejtësi mbi 270km/h, por edhe me manovra të rrezikshme, duke u bërë burim aksidenti.

@marinkola #viral #fypシ #lezhe #bmv530d #makeviral ♬ Babel (Remix) – 染哥

Baby Boo