Shqiptari nga Shkupi, që priti Presidentin serb në Ankara


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi. Ai ka udhëtur së bashku me ministrat e tij për ekonomi në Turqi, ku ka nënshkruar disa marrëveshje për investime të reja turke në Serbi. Së paku pesë fabrika të reja duhet të nisin punën si pasojë e kësaj marrëveshje. Këmbimi vjetër mes dy vendeve është 1 miliardë dollarë.

Erdogan në takim ka kërkuar nga Vuçiq që t’i jepet prioritet ndërtimit të autostradës Beograd – Sarajevë, ndërsa pala serbe ka premtuar se punimet për këtë do të nisin gjatë vitit të ardhshëm, duke kërkuar që Serbia të luaj rolin kryesor në infrastrukturën ballkanike.

Kuriozitet nga takimi ka qenë figura kyçe nikoqire, ajo e Sabri Demirit, i cili priti mysafirin e lartë nga Beogradi. Demiri është këshilltar i posaçëm i Presidentit turk Erdogan për Ballkanin, ndërsa bëhet fjalë për një shqiptar nga Shkupi, ku edhe i ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Pasi ka regjistruar fakultetin teologjik në  Sarajevë, për shkak të luftës ka shkuar në Damask të Sirisë ku edhe i ka kryer studimet.

Baby Boo