Shqiptari nga Shkupi jep bukë falas për skamnorët. Njiheni kush është


Në bashkësinë e shqiptarëve të Maqedonisë, Ramazani përjetohet si askund në rajon. Kjo, për shkak të një tradite zemërgjerësie, thjeshtësie, përkorësie dhe humaniteti, që e veçon këtë bashkësi në përçimin e ndjenjave fetare.

Ylli i këtij muaji në Maqedoni, nëse mund ta quajmë kështu, është dhe kushëriri i yllit shqiptar të Levantes, Enis Bardhit, Sabit Bardhi.

Ai ka vendosur që këtë muaj, bukën ta shpërndajë falas për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë.

Ja si rrëfehet ai në një intervistë:    

“Bukë falas për ata që s’kanë mundësi me pagu” – ky ishte statusi juaj që vërshoi rrjetin social facebook me shpërndarje dhe komente të shumta duke e cilësuar si gjest madhështor në muajin e Ramazanit. Çfarë paraqet për juve ky akt human?

– Këtë akt që po e bëj, e bëj për hir të Zotit pasi e kemi obligim si besimtarë të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi skamnorët.

– Kjo nuk është hera e parë që e bëjmë këtë gjë, e aq më shumë në muajin e Ramazanit. Ne në këtë muaj, por edhe jashtë muajit të Ramazanit, në shitoren tonë shpërndajmë ushqim falas për të gjithë të varfrit, të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim. Më konkretisht ndihmojmë me aq sa kemi mundësi t’ia dalim.

Baby Boo