Komuna e Tetovës: Shembja e dheut në rrugën e Banjës është si pasojë e punimeve


Komuna e Tetovës përmes një komunikate, ka dhënë të gjitha detajet e shembjes së dheut në rrugën e Banjës së Tetovës.
Komuna informon qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjertësive në disa pika kritike ku kemi rrëshqitje të dheut!

Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar maqineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për menjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi.
Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në menjanimin e plotë të rre*zikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit! – thuhet në komunikatë.

Baby Boo