Shqiptari kthehet në burg në Itali: Më mirë këtu se pa bukë për 3 fëmijët


I papunë dhe pa asnjë të ardhme në Shqipëri? Më mirë në burg në Itali. Me këtë citim e nis shkrimin e vet media italiane që ka për personazh kryesor një shqiptar. Ai quhet Milto Dosi 45 vjec dhe është nga Vlora.

Milto Dosi, 45 vjeç nga Vlora, ​​nuk ka menduar dy herë. Parate e fundit i la per te blere një biletë për traget që e çoi në anën tjetër të Adriatikut, përshëndeti gruan dhe tre fëmijët e tij, dhe zbriti në Ancona dhe menjëherë, shoqëruar nga avokati, është paraqitur në stacionin policor në Pesaro.

Ai e dinte se çfarë po bënte: në vitin 2012, kur ai jetonte në Itali, ishte dënuar me 3 vjet burg për droge.

Në vitin 2014, kur kishte ende 12 muaj burgim për te shërbyer, u dëbua, me detyrimin që të mos vinte më këmbë në Itali, deri në vitin 2024. Por kjo nuk ndodhi, pasi i erdhi thirrja për të shlyer edhe njëherë dënimin e mbetur.

Policët u habiten kur ai ishte i buzeqeshur, madje edhe gazetaret teksa ai u dha këtë përgjigje: “Në vendin tim u përpoqa të bëhesha shofer kamioni, si në Itali, por kur arrija në Gjermani, Francë, Austri, policeve u dilte para dekreti i dëbimit dhe me kthenin mbrapsht” – tha Dosti, duke shpjeguar vendimin e marrë.

“Nuk kisha asgjë për të ushqyer familjen time. Kështu që unë thirra avokatin tim dhe i thashë se nuk kisha zgjidhje, duhet te mbaroja denimin qe te mund te jetoja e punoja pa probleme”– thotë ai.

Gjykata e Pesaro ka urdhëruar që për momentin Milto Dosi të mbetet në shtëpinë e vëllait të tij, që jeton në Fano.

Më 3 korrik ai do të paraqitet në gjykatë për t’u përgjigjur për shkeljen e urdhrit të deportimit, me rrezikun e kthimit.