Cilat janë efektet anësore të secilës vaksinë anti-Covid?


Nëse jeni vaksinuar kundër Covid-19, këto janë shenjat kryesore që mund të përjetoni një ose dy ditë pas vaksinimit:
Dhimbje në krah– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Skuqje në krah– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Ënjtje– Moderna

Probleme me frymëmarrjen– Moderna
Kollë– Moderna, Johnson & Johnson
Të dridhura– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Dhimbje koke– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Të përziera– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Lodhje– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca

Skuqje– Modern
Ethe– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Të vjella– Moderna, AstraZeneca
Diarre– Pfizer-BioNTech, AstraZeneca
Dhimbje muskujsh– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson
Dhimbje kyçesh– Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson

Tu ndjerit përgjithësisht jo mirë– AstraZeneca
Sëmundje e ngjashme me gripin– AstraZeneca
Burimi: Agjencia Evropiane e Barnave dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar
Këto janë efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit me një nga dozat anti-COVID qe ka përjetuar të paktën një në 10 persona.
Të dhënat janë analizuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.

Efekte anësore shumë të rralla të vaksinës anti-COVID
Mpiksja e gjakut, miokarditi dhe sëmundje të tjera serioze janë disa nga efektet shumë të rralla të vaksinimit anti-COVID. Rastet e raportuara me këto efekte janë shumë të rralla, por kjo nuk do të thotë se këto rreziqe duhet të lihen pas dore. Për shkak të këtyre rreziqëve vaksina AstraZeneca, është pezulluar në disa shtete, kurse disa të tjera nuk i vaksinojnë më të rinjtë.

Pfizer
Efekti anësor shume i rrallë i shkaktuar nga vaksinimi me Pfizer është inflamacioni i zemrës, i njohur si miokardit, veçanërisht te të rinjtë. Një studim paraprak tregon se miokarditi në të vërtetë ka 6 herë më shumë gjasa të shfaqet te njerëzit pas infektimit me Covid-19 sesa pas vaksinimit.

Moderna
Paraliza e ‘Bell’, ose ënjtja e fytyrës sidomos te ata që kanë bërë injeksione kozmetike, është një nga efektet tepër të rralla anesore te ata që vaksinohen me Moderna. Efekte të tjera anësore janë marrja e mendve dhe ulja e shqisës se prekjes, por ka pasur raste edhe te miokarditit. Studimet vazhdojnë, dhe ende nuk dihet nëse këto shkaktohen vetëm nga vaksinimi anticovid me këtë vaksine.

AstraZeneca
Studimet kanë treguar se ekziston një rrezik i mpiksjes së gjakut, por këto lloj mpiksjesh janë gjetur dhe në vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Johnson & Johnson
100 njerëz patën çrregullime ne sistemin imunitar, dobësim te muskujve dhe në raste ekstreme kane pësuar edhe paralize, pas vaksinimin me Johnson & Johnson. Kjo quhet sindroma ‘Guillain-Barre’ dhe eshte efekti anësor shume i rralle i kësaj vaksine, nga i cili shumica e njerëzve shërohen plotësisht.

Baby Boo