“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, Tirana zyrtare: Shpresojmë të jenë të izoluara


Ndaj ngjarjes së ndodhur në Krushevë të Maqedonisë, ku në ceremoninë e festimit të kryengritjes së Ilindenit, në Meçkin Kamen janë përdorur gjuha e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare, reagoi sot edhe ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat thuhet se shpresohet që incidente të tilla të jenë të izoluara.

“Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara.

MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë.

Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e MEPJ-së shqiptare.

Thirrjet antishqiptare dhe raciste që u dëgjuan një ditë më parë në Krushevë gjatë ceremonisë së vendosjes së luleve në Meçkin Kamen, një pjesë e të pranishmëve lëshuan thirrje anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”

ht

Baby Boo