Shqiptari duke vozitur Golf 2 pa drita, me blic telefoni … ja si vepron policia (VIDEO)


Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës.

Mirëpo, një vozitës nuk i kishte të ndezura dritat as në mbrëmje.

Përmes një video të dërguar në “Jepi zë”, shihet se si një vozitës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, drejton automjetin pa i ndezur dritat, por në vend rë tyre ka të ndezur një dritë të telefonit.

Raste të tila, kur automjeteve nuk u punojnë dritat i hasim shumë shpesh në rrugët e Kosovës, por më të rrezikshme janë rastet kur i hasim në mbrëmje.

Ndryshe, aksidente të shpeshta po ndodhin edhe për shkak se shumë automjete nuk janë në gjendjen e mirë teknike.

Baby Boo