Bilall Kasami: “ Ne do të jemi një shoqëri e mirëfilltë, nëse paraprakisht kemi larguar gruan nga një mentalitet i zymtë”


Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sot hapi Qendrën për Mbështetjen e Grave – Tetovë ku viktimat e dhunës në baza gjinore do të mund të përdorin shërbimet e psikologut, punëtorit social, këshilltarit ligjor dhe të karrierës.

Hapja solemne filloi me panel diskutim në sallën komunale të Komunës së Tetovës, ku morën pjesë kryetari z. BilallKasami ku në fjalimin e tij tha:

“Ne do të jemi një shoqëri e mirëfilltë, nëse paraprakisht kemi larguar gruan nga një mentalitet i zymtë, e kemi mbrojtur nga situata të cilat i zbehin imazhin e saj në shoqëri dhe mbi të gjitha e mbrojnë atë nga çdo situatë e padëshirueshme që shfaq dhunë ndaj saj dhe paraqet kërcënim për të drejtat dhe aspektin moral, etik duke e degjeneruar atë dhe duke e nxjerrë si një faktor me elemente degjeneruese.

Nga debati “Nevoja e ekzistimit të një Qendre këshilluese për ndihmë dhe përkrahje të grave dhe fëmijëve viktima në bazë gjinore dhe dhunës në familje në Komunën e Tetovës” me rastin e kampanjës së Ditës Ndërkombëtare të Dhunës ndaj grave.”

Baby Boo