Shqiptarët musliman të Maqedonisë janë pjesë e pandarë e kombit


Shkruan Fahri Xharra

Shoqëria shqiptare leçitjen e parashihte me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas tij, “me leçitë, me gojë të katunit, don me thanë: me da, me lanë mbas dore e me shkrepë njij shi, tuj i hekun çdo tagër, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri”. Nëse ti lëçitësh nga familja e nga katundi, më askush nuk rrinte me ty, nuk bënte tregti me ty, e madje as nuk mund të martoheshe. Me një fjalë, ti më nuk ekzistoje për askënd. Ai që rrinte me ty e bënte tregti me ty, do të leçitej po njësoj nga të gjithë. (Leçitja: Dënim… shkruar nga Donikë Dobruna )

Shqiptarët musliman të Maqedonisë, nuk janë të lëçitur , ata janë të vet-lëçitur , këtë izolim po e do dikush. Shqiptarët musliman të Maqedonisë ende konsiderohen si pjesë vitale e kombit shqiptar përkundër dëshirës sllave. Sllavet e favorizojnë me të madhe vet-leçitjen e tyre nga rrethi i madh i kombit . Vet-leçitje artificiale ka, por kjo nuk është dëshirë e as vullnet mbarë shqiptar. Izolimi i shqiptarëve musliman të Maqedonisë e në guacën e mashtrimit turk është përkohshëm Vetëdijesimi kombëtar i shqiptarëve musliman në mbi 90 % të tyre është në suazat e normales. Këtë pjekuri shqiptare në Maqedoni e shoh nga letrat që më vine qoftë publikisht, qoftë privatisht ku haptas shprehen që nuk jemi të gjithë “ ashtu si po shkruan ti “ E vërteta e shkrimeve të mia duhet kuptuar ndryshe , si një stimul për krenarinë kombëtare që e kemi.

Mua më vjen keq që shqiptarët tanë nuk dinë të dallojnë kombin nga feja. Ky mosdallim apo ky barazim rrjedhë nga politikat afatgjate antishqiptare të fqinjëve të afërt apo më të largët Populli ynë është i pandashëm , ndarjen tonë në baza fetare e kanë dashur armiqtë tanë , jo tani por me shekuj.
Shqiptarët musliman të Maqedonisë duhen të ngrisin vetëdijen e tyre dhe jo të bijnë pre e mashtrimeve të: ” … haxhi Qamilëve të rinj. Më të vërtetë është një karrierë e çuditshme kjo e kopilit të Haxhi Qamilit. Nga një emigrant i papunë e endacak në Greqi, ku u konvertua në ortodoks, shiti kryqin e nunit grek dhe pas flirteve me fondacionet arabe në Tiranë, mori një bursë në një universitet fetar në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pas diplomimit u shfaq me egërsi si një islamik radikal fanatik që sulmonte gjithçka kombëtare, duke e konsideruar popullin shqiptar një mbetje osmane dhe Gjergj Kastriotin një tradhtar i madh, një kafir. Me siguri Oliver G. Shmid, një historian zviceran i hallakatur, është mbështetur në të tillë elementë renegatë antikombëtarë që ka arritur deri në atë mjerim sa të përpiqet të rrënojë figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve, mbrojtësin e qytetërimit europian. (shkruan Kolec Traboini )”Pra!

Shqiptarët musliman të Maqedonisë po vetleçiten duke qenë pre e grackave sllavo-turke .

Fenomenin e vetizolimit ose vetë-leçitjes në ditët e sotme shkenca e identifikon me emrin auto-ostcracizëm. Nga shumë psikologë, trajtohet si problem mjaft serioz, madje më i rëndë se ngacmimi.
Auto -ostcracizmi nuk shfaqet vetëm në kuadër të familjes; ajo shfaqet kudo, në forma të ndryshme, duke filluar nga vendi i punës, shoqëria, e pastaj edhe shkolla. Psikologu Kipling Williams shkruan se personat që i nënshtrohen vetë-ostcracizmit/vetëleçitjes kanë gjasa ta humbin vetëbesimin në nivel të lartë, të vuajnë nga depresioni apo të shfaqin agresivitet ndaj rrethit që dallon pak prej tyre. Agresivititeti e vetë të leçiturve po shihet hapas, ata sulmojnë, ata terrorizojnë, ata kërcënojnë ata krijon armiq nga vet shqiptarët . E gjithë kjo i shkon për shtati atyre që e kanë paraparë me kohë këtë fenomen . Ata e kanë ditur se ku të prekin.

Shqiptari musliman i Maqedonisë duhet ta di se askush nga ne nuk e dëshiron ndërrimin e fesë së tyre, ata mund të jenë musliman e çka të duan , kjo është e drejtë univerzale e njerëzimit por jo vetë-leçitja e tyre fetare t`i kalon suazat e normales.

Thënë të drejtën , ne si musliman i kemi leçitur shqiptarët ortodoks të Maqedonisë dhe këtë zhurmshëm dhe pa fije dhembje kombëtare. Unë e di që shumicës nga eta iu është bërë gjaku ujë, por ka, dhe ka bile shumë që duan t`i kthehen rrënjëve të tyre, Ne, duke i leçitur , po i kryejmë një shërbim historik serbëve dhe sllavëve tjerë . Ata këtë e dëshirojnë, dikush të kalon në sllave dikush tjetër në turk.

Mbetet një obligim i madh i vet intelektualëve të Maqedonisë që të ndajnë “ shapin nga sheqeri “ dhe të dallohen të paguarit, tradhtaret nga shumica e ndershme shqiptare muslimane e Maqedonisë . Intelektualet duhen të shpjegojnë publikisht që të vet-izoluarit apo të vet-leçiturit duke mos qenë aktiv për ta ngritur vetëdijen për pasojat e këtij fenomeni, përveç tjerash, e lejojmë thellimin e vet-leçitjes edhe në fusha të tjera të jetës. Numri i viktimave të këtij fenomeni do të rritet, ne do të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie edhe më paragjykuese dhe pikërisht këta persona do t’i dënojmë me vdekje shoqërore.”
.Jetës dhe planeve armiqësori nuk i dihet, ndoshta ata e duan largimin tonë nga aty ku i kemi rrënjët tona mbi 10 mijë vjet. Shqiptarëve të vet-leçitur të Maqedonisë iu duhet spjeguar se ajo pjesë toke ku ata sot jetojnë i takon “ Kulturës 10 mijë vjeçare të Vinçës”: aty ishin Bryyget, paeionet, maqedonët e vërtetë ( jo sllav ) Shkupi ishte qendër e Dardanisë antike dhe kryeqendër e Vilajetit të Kosovës.
Shkupi edhe sot është i shqipeve pa dallim feje .

Baby Boo