Shqipëria pranoi 600 mijë emigrantë


Pas seancës plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla reagoi për mediat lidhur me akuzat e opozitës se Shqipëria ka pranuar që të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë.

Ai ka mohuar çdo lajm që qarkullon teksa theksoi se “Shqipëria mban të njëjtin qëndrim si në viitn 2015”.

“E dyta që do ndaja me ju është që një budalla hedh një gurë në lumë dhe qindra të mençur duan të sqarojnë opinionin. Ajo që ka të bëjë është me dezinformim që në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë azilantë. Ka një dallim se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë persona. Lexojini rrjedhjet psiqike në rrjetet sociale. Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që lidh Europën juglindore me Europën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte. Shqipëria as nuk ka negociuar dhe ska as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet. Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon”, tha Balla./a.m.

Baby Boo