Shqipëria kërkon fitore ndaj Polonisë


Kombëtraja e Shqipërisë në futboll është në një moment kyç të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, pasi që do të përballet me Poloninë, ku me fitore mund ta afrojë shumë më shumë garës së balotazhit. Trajneri Edi Reja zbuloi se nuk kishte besuar në një ecuri të tillë, kur ishte hedhur shorti, ndërsa tani se është i sigurtë skuadra ka forcë ta përballojë me qetësi dhe personalitet këtë 90-minutësh, si mënyra e vetme për të synuar marrjen e rezultatit.

“Në fillim të shortit nuk isha shumë optimist, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë, megjithatë jemi rritur shumë. Tani jemi gati të përballemi me çdo lloj kundërshtari deri në fund dhe të luajmë shanset tona. Për këtë dua t’u bëj komplimente të gjithë lojtarëve, që janë vënë në dispozicion dhe kanë punuar shumë për t’u rritur e përmirësuar. Nuk e mendoja që mund të vinim deri këtu, por kemi punuar mirë dhe tani mund të them që mund të shkojmë shumë më larg,” tha mes tjerash Reja.
Ndërkohë portieri Etrit Berisha i sheh të mundshme të trija rezultatet në ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, por beson se me mbështetjen e tifozëve kuqezinj, mund të arrijnë deri te rezultati pozitiv.

“Jemi të vetëdijshmë për këtë situatë se mund të bëjmë një gjë të madhe që nuk është arritur më herët dhe çdo fitore që arrihet, rrugëtimi do të jetë më i vështirë. Në ndeshjen e radhës presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi skuadrën e Polonisë, pasi që ne vetëm se e kemi bërë shumë gjëra të mira deri më tani , mirëpo kjo nuk do të thot se jemi të kënaqur……..Ndeshja e nesërme me siguri se ka një domethënie të madhe për të gjithë çunat dhe shpresojë që të interpertojmë në mënyrë më të mirë të mundshme,” tha mes tjerash Berisha.

Sfida Shqipëri-Polonië, do të zhvillohet më 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20.45.

Baby Boo