Rita Ora në lidhje dashurie me 45 vjeçarin


Rita Ora dhe Taika Waititi duket se konfirmuan romancën e tyre teksa pozuan krah për krah me njëri-tjetrin në premierën e ‘Suicide Squad’ të hënën.
Këngëtarja, 30 vjeçe, u shfaq e buzëqeshur nën shoqërimin e aktorit dhe regjisorit, 45 vjeçar, gjersa bënë daljen e tyre të parë publike.

Dyshja, të cilët janë në një lidhje dashurie që nga prilli, dukeshin të mahnitshëm dhe paraqitja e tyre erdhi pak pas puthjes me aktoren Tessa Thompson.
Ylli i muzikës pop mori vëmendje me fustanin e bardhë elegant, duke treguar fizikun e saj të stërvitur në palestër.
Rita nuk mund të ndalonte së qeshuri pasi njëra dorë ishte e mbështjellë rreth krahut të Taikës.
Ndërkohë, aktori – i cili luan Starro në film – kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza.

Ylli i Hollywood-it në maj theksoi se nuk kishte bërë ‘asgjë të keqe’, duke thënë se ishte komod me Ritën dhe Tessan.
Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga sasia e vëmendjes që morën fotot, ai u përgjigj: “Jo me të vërtetë”
“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka vjen dhe largohet shumë shpejt”.

Baby Boo