“Shqipëria ka një 1 pikë bastesh për 700 banorë”: Statistika që shokoi gjermanët


Para pak ditësh, mediat gjermane, referuar një vendimi të UEFA-s për dënimin e ekipit të Skënderbeut, do mbeteshin të habitura.

Goal apo RP shkruanin se dënimi është shumë i rëndë, por bastet janë shumë të rëndësishme për jetën e shqiptarëve.

Sipas tyre, në Shqipëri ka një pikë bastesh për çdo 700 banorë.

“Se çfarë rëndësie kanë bastet sportive në Shqipëri, e tregon numri i pikave të basteve. Në Shqipëri ekzistojnë rreth 4 mijë pika të tilla”.

“Për një numër banorësh prej rreth 2.8 milionësh, kjo do të thotë një pikë për 700 banorë. Në Gjermani ka një pikë bastesh për 18 mijë banorë,” shkruan RP.

Baby Boo