Shqipëria humbet 2 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet ndjeshëm


Dy humbjet në miqësoret kundër Kosovës dhe Ukrainës i kanë kushtuar Shqipërisë në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.

Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 58-t me 538 pikë, 2 pozicione më poshtë se muaji i kaluar kur kuqezinjtë kishin 549 pikë.

Krejt e kundërta është situata te Kosova, e cila për muajin maj ka fituar 11 pozicione, duke bërë një ngjitje galoponte. Ata renditen të 141-t me 197 pikë të grumbulluara.

Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.

Baby Boo