Përplasje mes Aleancës dhe BDI-së


Grupi i punës pranë KSHZ-së i përbërë nga të gjithë partitë politike ku po diskutohet për modelin zgjedhor sot ka mbajtur takimin e radhës me ç’rastë kanë dalë dhe propozimet e para.

Përfaqësuesi i ASH-së Krenar Lloga ka paraqitur propozimin e ASH-së i cili parasheh që të ket tre njësi zgjedhore dhe votimi të bëhet me lista të hapura.

ASH propozon që të bëhet bashkimi i zonave egzistuese, zona 1 të bashkohet me zonën 2, pastaj bashkimi i zonës 5 me zonën 6 dhe Shkupi me rrethinë të jet njësi e veçantë, kjo me qëllimë që mos të kemi ndarje të trupit votues shqiptarë siç është rasti me Çairin e ndarë në dy zona, Dibra dhe Kërçova gjithashtu.

ASH-ja gjithashtu propozon lista të hapura me qëllimë të rritjes së kapaciteteve përfaqësuese dhe ngritjes së nivelit përfaqësues por gjithashtu modeli me lista të hapura do të ngritë peshën e votuesit në proçesin zgjedhor.

BDI-ja e përfaqësuar nga Deputeti Xhevat Ademi ka propozuar modelin egzistues me gjashtë njësi zgjedhore dhe me lista të hapura.

Ademi ka kundërshtuar ashpër propozimin e ASH-së duke arsyetuar se me tre njësi zgjedhore do të ndaheshte Shteti në baza etnike të pastra,ky propozim me tre njlsi imponon nevojën e fedarilizimit të shtetit.

LSDM-ja ka propozuar një njësi zgjedhore me lista të hapura,pa dhënë hollësi se si do të dukej i gjithë modeli zgjedhorë.

VMRO-DPMNE ende nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret.

Vlenë të theksohet se propozimi i ASH-së është mbështetur edhe nga përfaqsuesi i Lëvizjes BESA.

Sipas gjitha gjasave në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato do të kemi lista të hapura meqë të gjitha partit e mbështesin këtë propozim.

Baby Boo