‘SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR PËRDORIMIN E KOKAINËS’, DEPUTETI: KU ËSHTË FUTUR KRYEMINISTR


Deputeti i PD, Tritan Shehu reagon pas artikullit të ‘The Econominst, ku thuhej se Shqipëria renditej e para në botë sa i përket konsumimit te kokainës. Në një regaimin në rrjetin soocial Facebook, Shehu pyet me ironi se ‘ku është futur kryeministri.

“Shqipëria është kthyer jo vetem në “hambarin” e kanabisit për Europën e “autostradë” e trafikut të heroinës e kokainës, por dhe në një përdoruese shumë të lartë të tyre sipas popullësisë”, shprehet ndër të tjera depuetiti demokrat.]

E plotë:

Ku eshte “futur” Kryeministri i yne ndersa The Economist jep alarmin per perdorimin e droges ne Shqiperi.

Dhe Kryeministri eshte me ligj Kryetar i “Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”!!!

Kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte monstruoze e me pasoja shkaterruese afat gjate.

Shqiperia eshte kthyer jo vetem ne “hambarin” e kanabisit per Europen e “autostrade” e trafikut te heroines e kokaines, por dhe ne nje perdoruese shume te larte te tyre sipas popullesise.

The Economist deklaron per 2,5% te popullesise si perdoruese e Kokaines!

Kjo eshte vetem nje pjese e zeze e realitetit tone.

Heroina po behet gjithashu nje droge e shpeshte, per te mos permendur disa te tjera sintetike e ekstremisht te rrezikeshme.

Perdorimi i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.

Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.

Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.

Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi.

Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.

Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.

Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese ne nje menyre apo tjeter e kesaj te Keqe te Madhe…!

Per te mos folur sot per grupet kriminale, lidhjet e tyre me shtetin, trafiqet, kriminalizimin e vendit..!

Nuk eshte hera e pare qe une ngre keto probleme, por fatkeqesisht pa asnje impakt mbi qeverisjen.

Baby Boo