Erdogani e ftoi Vuçiqin në hapje të gazsjellësit


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me telefon e kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përcjellin medie serbe kumtesën nga Presidenca e Serbisë, transmeton Koha.net.

“Në bisedën e gjatë miqësore, kryetarët Vuçiq dhe Erdogan kanë shqyrtuar marrëdhëniet ekonomike e politike të Serbisë e Turqisë dhe ata janë pajtuar se ato po zhvillohen suksesshëm por edhe përpjekjet e përbashkëta se mund të arrihet rezultate edhe më të mira”, shkruan kumtesa, transmeton Koha.net.

Erdogani i ka dërguar ftesë Vuçiqit që më 12 qershor 2018 të marrë pjesë në manifestimin e madh –hapjen solemne të gazsjellësit TANAP që do të mbahet , në qytetin Eskishehër. Vuçiq e ka pranuar ftesën e Erdoganit dhe sërish do që qëndrojë në vizitë njëditëshe në Turqi.

Baby Boo