Shqipëri, 14 raste të reja me Covid-19,numri i të prekurve shkon në …


Instituti për shëndet publik në Shqipëri, informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me virusin korona.Ndërsa si pasojë e virusit korona kanë humbur jetën 26 persona. Qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra.

Siç informoi Marjeta Dervishi nga Instituti për shëndet publik në 24 orët e fundit janë testuar 231 raste të dyshuara nga të cilët 35 janë punonjës shëndetësorë.

“Nga 14 rastet e konfirmuara pozitive, një është punonjës shëndetësor nga spitali në Shkodës. Deri më tani janë bërë 5.542 teste me ç’rast pozitivë janë 562 ose rreth 10 për qind nga gjithsej të testuarit. Në 24 orët e fundit, 12 pacientë janë shëruar ose gjithsej 314 persona e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Për fat të keq ose krahas përpjekjeve të mjekëve deri më tani 26 persona e kanë humbur jetën”, ka thënë Dervishi.

Sipas Dervishit, në Klinikën infektive dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në mjekim janë 42 pacientë, prej tyre 10 janë në terapi intensive, nga të cilët katër në gjendje të rëndë shëndetësore.

Baby Boo