Shpiket doreza e derës që vetëdezinfektohet, kushton 500 euro


Një shpikje e re pritet të revolucionarizojë masat e sigurisë. Një grup shkencëtarësh në Zvicër kanë arritur që të shpikin një dorezë dere që mund të vetëdezinfektohet.

Mediat e huaja shkruajnë, se kjo dorezë e prodhuar nga Tweaq, ka një bateri e cila shpërndan dezinfektues sa herë që përdoret. Dezinfektuesi që ka brenda baterisë mund të përdoret rreth 1000 herë, me një efektivitet prej 99.9% të vrasjes së bakterieve.

Doreza pritet të kushtojë rreth 500 euro ndërsa zëvendësuesi i baterisë, 50 euro. Doreza e re, pritet të dalë në shitje në vitin 2021.

Baby Boo