Shpëtohen më shumë se 100 migrantë në Mesdhe


Më shumë se 100 persona u shpëtuan sot në detin Mesdhe nëpërmjet dy operacioneve shpëtimi, një i kryer nga një organizatë bamirëse për migrantët dhe tjetri nga marina italiane.
Anija “Sea-Watch” shpëtoi gati 80 persona, midis të cilëve 11 gra dhe një fëmijë.

“Anija tani mban pak më shumë se 120 migrantë, pasi më shumë se 40 të tjerë u shpëtuan të enjten”, tha organizata bamirëse.
Më vonë sot pasdite, marina italiane tha se kishte shpëtuar gati 50 persona në një gomone që lundronte në veri të kryeqytetit libian Tripoli.
Sipas Kombeve të Bashkuara, deri më tani, këtë vit, rreth 480 migrantë kanë vdekur në Mesdheun qendror.

Baby Boo