Lëvizja BESA: Misioni i BDI-së është shkatërrimi i arsimit shqip


Nga Lëvizja BESA kanë reaguar në lidhje me arsimin në vend ku mes tjerash kanë akuzuar partinë në pushtet BDI-në se po shkatërron arsimin shqip.

Ndodhitë e fundit me arsimin në gjuhën shqipe vulosin faktin se BDI ka mision shkatërrimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjen e interesave personale. Imagjinoni, ministri i Arsimit shqiptar, zëvendësministri po ashtu shqiptar, që të dy kuadro të BDI-së, në Veles ende nuk është hapur paralelja në gjuhën shqipe. Edhe pse ministrat e BDI-së premtuan se do e zgjidhin këtë çështje, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe ende nuk ka zgjidhje konkrete.

Ndonëse mësimin në gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, BDI dhe partnerët e saj në Qeveri, janë të gatshëm që të shkelin edhe kushtetutën, vetëm që të dëmtohet gjuha shqipe dhenxënësit shqiptarët.

Që shkatërrimi i arsimit të jetë i të gjitha përmasave, Ministrat e BDI-së ia morën kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin Kiril Pejcinoviq, e lanë këtë shkollë pa rrymë dhe nxënësit në errësirë dhe pa mësim, por nga ana tjetër nuk guxojnë tua marrin kompetencat kryetarëve të komunave të cilën ndalojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Kjo është BDI dhe këta janë edhe partnerët e saj në Qeveri të cilët vetëm po shkatërrojnë arsimin në gjuhën shqipe dhe punojnë vetëm për të përfituar nga tenderët që të pasurohen vetë dhe familjarët e tyre Por nëse dëshirojnë ta dëshmojnë se nuk është kështu siç po shihet, atëherë kërkojmë që BDI, menjëherë të dorëzojë në Qeveri shkarkimin e funksionarëve të saj të dështuar, ministrin Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministrin Agim Nuhiu, pasi nuk kanë aftësi të ushtrojnë detyrën e tyre. Fakt për këtë është se edhe në komunat dhe vendbanimet nga ata vijnë nuk është ndërtuar e rikonstruuar as edhe një objekt arsimor” – tha Zëdhënësja e Lëvizjes BESA. Lule Qazimi Ameti.

Baby Boo