Policia publikoi raportin – Çfarë veprash u regjistruan mbrëmë në rajonin e Pollogut


Lënda : K u m t e s ë
Në më shumë se tre muaj e gjysmë, në rajonin e gjerë të Tetovës, për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, në përputhje me ndryshimet e reja në Ligjin për Automjetet (neni 344), i cili hyri në fuqi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, përkohësisht, për tre muaj, janë ko*nfiskuar gjithsej 45 automjete motorike dhe 3 motoçikleta. Kurse një nga automjetet e ko*nfiskuara është për shkak të zhurmës.

Në zonën e Gostivarit, nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i automjeteve të ko*nfiskuara përkohësisht për regjistrim të skaduar në këtë periudhë ishte 24. Për pronarët janë përgatitur parashtresa adekuate kurse shkelësit do të përballen me gjobat e parapara ligjore, të cilat për këtë lloj të kundërvajtjes arrijnë në 500 EUR në kundërvlerë me denarë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (21.04.2021/22.04.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 58 persona (TE-22 dhe GV-36), kundërvajtje urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë, janë kryer kontrolle tek 912 persona (TE-561 dhe GV -351) me vendime të tilla dhe nuk u gjet asnjë mosrespektim i vendimeve të lëshuara të izolimit.
Në periudhën prej orës 20:00 më 21 prill deri në 05.00 të mëngjesit më 22 prill 2021 në rajonin e SPB-Tetovë, nuk janë regjistruar shkelje të vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore.
….

Dje (21-prill) rreth orës 18:15, në Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë pr*ivuar nga liria 32-vjeçarin B.H. nga fshati Duf i Gostivarit dhe 15-vjeçarin nga Orqusa e Gostivarit, të cilët kanë qenë duke transportuar dru zjarri nëtë prera në mënyrë il*egale, gjegjësishtë pa dokumentacionin e nevojshëm me një automjet të tipit “Lançija” pa targa. Automjeti dhe drunjët janë dorëzuar në Policinë Pyjore për procedura të mëtejshme. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, ku edhe do të përgatiten parashtresat adekuate.
….

Mbrëmjen e djeshme (21-prill) rreth orës 20:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë pr*ivuar nga liria 54-vjeçarin M.M. nga Negotina e Pollogut, i cili gjatë ditës së djeshme kishte su*lmuar fizikisht gruan e tij 55-vjeçare, djalin dhe nusen 30-vjeçare.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, ku e kishte dë*mtuar dhomën për mbajtjen e personave të arr*estuar.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.
….

Në tri ditët e kaluara të kësaj jave, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rend dhe siguri më të madhe me parkimin në Tetovë të ndërmarra nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, gjithsej 32 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme ose të parregullt janë marë nga shërbimi komunal ,,Merimanga e Tetovës “.
Këto automjete kanë penguar lëvizjen normale të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, ku të njëjtat kanë qenë të parkuara në zona të kryqëzimit, në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë” ose në vende të tjera të ku ndaloht parkimi. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur urdhëra pagese për kundërvajtje dhe do të përballen me gjobë prej 45 deri më 180 euro në kundërvlerë të denarit dhe të njëjtit do të duhet të paguajnë edhe një tarifë për mbarjtjn e automjeteve. Aktivitete të këtilla do të vazhdojnë edhe në periudhën që pason.
….

Baby Boo