Mickoski konfirmon përçarjen me Arsovskën


Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në një dalje për media konfirmoi përçarjen mes VMRO-DPMNE-së dhe kryetares së Shkupit Danella Arsovska. Mickoski para gazetarëve theksoi se për të është me rëndësi të zhvillohet Shkupi, dhe për këtë arsye edhe e ka mbështetur kandidaten e pavarur Danella Arsovska.

“Për mua është me rëndësi Shkupi të zhvillohet dhe për këtë edhe mbështetëm kandidat të pavarur edhe në jetë keni momente kur do të shihni se pritshmërit nuk janë ashtu siç i keni pasur ju ato pritshmëri, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër dhe atëherë thjesht rrugët mundet në jetë të u shkojnë në anë të ndryshme”, deklaroi Mickoski./expuls.mk/

Baby Boo