Shpërthimi në një park industrial në Kinë vret 19 njerëz


Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një park industrial në provincën Sihuan të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike në qarkun Jiangan.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarr dhe tufa tymi nga objekti.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, transmeton Evropa e Lirë.

Kompania që udhëheq fabrikën, Yibin Hengda, bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike.

Baby Boo